Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Viktima mësohet se është Abdulla Bisku. Ai ka rënë nga një lartësi prej prej 4 metrash teksa punonte të martën në Asola, në qendër të qytetit.

Sipas mediave italiane Bisku po merrej me rinovimin e një ndërtese kur papritur disa trarë mbështetës janë shembur duke bërë që ai të përfundonte mbi asfalt.

Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Bisku lë pas gruan dhe dy fëmijë, ndërsa ishte banor i Asola-s dhe jetonte disa metra larg vendit ku gjeti vdekjen.