Një punonjës i bashkisë në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën në krye të detyrës .

Sipas policisë, 56-vjeçari, punonjës i bashkisë, po punonte për riparimin llambave elektrike dhe si pasojë e një defekti në viç është rrëzuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit, rreth orës mesditës.

Punonjësi me iniciale E. B., 56 vjeç u dërgua në spital, por humbi jetën më vonë për shkak të dëmtimeve.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.