Neymar Junior është duke kaluar edhe një herë fazat vendimtare të sezonit për Paris Saint-Germain jashtë fushe, për shkak të lëndimeve. Kjo do të thotë që ylli brazilian është sërish i lirë për t’u argëtuar në mënyrën e vet për muaj të tërë.

Dhe një nga hobit e Neymarit është pokeri. Brazilianit i pëlqen të luajë kumar gjatë kohës së tij të lirë dhe pas një operacioni për një problem me ligamentin e kyçit të këmbës, ka shumë kohë që ai të ushtrojë këtë hobi.

Ndërsa luante poker në internet me sa duket, Neymar u incizua pasi humbi 1 milion euro me një dorë të vetme. Fillimisht u duk se ai do të ankohej dhe po qante për shumën e parave të humbura, por më pas shpërtheu në të qeshura.

Megjithëse shumë njerëz e kanë të vështirë t’i imagjinojnë dhe jo më t’i kenë të tyret dhe më pas t’i shpenzojnë në bixhoz aq para, mesa duket ajo pakicë që i zotëron ka zgjedhur të tregohen jo serioz me të.