Turisti francez i cili mbrëmjen e djeshme u deklarua i humbur nga një koleg i tij, gjate orëve të natës kishte mundur të shpëtonte vetë dhe të dilte nga zona që kishte dhënë njoftimin.

Policia e Orikumit ka bërë kontrolle gjatë gjithë natës në kordinatat që kishin marrë se ndodhej qytetari francez, por nuk kishte gjetur asnje shenjë.

Duke parë që nuk kishte asnjë mundësi informacioni pasi nuk kishte valë në ate zonë që ndodhej francezi që deri më tani nuk bëhet e ditur mosha dhe emri, ka mundur që të dalë vetë në zonën e Llogorasë gjatë natës.

Policia e Orikumit dhe ADZM kishin vetëm koordinatat se ku mund të ndodhej.