Hyn në fuqi ligji për heqjen e taksës së TVSh-së në doganë për makineritë.
Ashtu sikurse ishte deklaruar nga kryeministri Berisha në prezencë të vetë bizneseve, ky vendim do të fuqizohej në janar të vitit 2013.
Sipas vendimit të gjitha makineritë që importohen dhe janë të destinuara për investime nuk do të kenë detyrimin e pagesës së TVSH-së në Doganë.
Një vendim i tillë është i pakushtëzuar për bizneset fasone, që punojnë me material gjysmë të gatshëm në sektorë si veshje e këpucë.
Ndërkaq, ky vendim është i kushtëzuar për biznese të tjera, të cilët nuk do të paguajnë taksën e TVSh-së nëse i destinojnë makineritë për investime me vlerë mbi 50 milionë lekë.