Policia ruse ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 9 vetëve me një pushkë gjahu, në një fshat 150 kilometra në veri-perëndim të Moskës.
Trupat e 5 burrave dhe 4 grave u gjetën të pajetë në një bujtinë në Redkino, në afërsi të fshatit Tver. Sipas mediave ruse, trupi i njërës prej grave të vrara u gjet në bagazhin e një makine.
I dyshuari është një elektricist, që sipas burimeve u shfaq në një festë i paftuar, konsumoi alkool dhe më pas shpërtheu. Një grua e re në moshë mbijetoi duke u fshehur poshtë një batanijeje dhe i telefonoi policisë.
Viktimat, sipas mediave, u qëlluan në distancë të afërt me një pushkë gjysmë-automatike “Saiga”. Televizioni “Vesti” njofton se i dyshuari, Sergei Yegorov, 45 vjeç, ka pranuar krimin.
Sipas të njëjtit burim, sjellja e tij u bë agresive kur disa pjesëmarrës në festë refuzuan ta besonin kur ai u tha se kishte qenë një parashutist i ushtrisë ruse.
I ndjerë i fyer, ai shkoi në shtëpi, mori pushkën dhe u kthye në vilën ku po bëhej festa, duke hapur zjarr. Mes viktimave është edhe një grua 92-vjecare, pronare e bujtinës.
I dehuri vret 9 vetë në një festë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
Zjarr i madh në një fermë blegtorale në Patos, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Barcelona i vendos afat Atletico Madridit për Julian Alvarez/ Pritet vendimi përfundimtar
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet





