Policia e Shkodrës vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe ka bërë të mundur kapjen e një 36-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim.
Shtetasi P.N. ishte dënuar me masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Operacioni policor “Mazrek 2020” u finalizua nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në kuadër të operacionit policor “Mazrek 2020”, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim P. N., 36 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar që ky shtetas, në fshatin Mazrek, lagjja “Geraj”, Njësia Admininistrative Gur i Zi, ka kultivuar fidanë narkotike në një sipërfaqe toke pyjore.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë, shtetasi Pjerin Marku, 31 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Guri i Zi, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.