Policia e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Përsëritësi,” duke arrestuar një 21-vjeçar të dyshuar për vjedhje të përsëritura dhe posedim të armëve pa leje.

Shtetasi L.Gj., banues në Laç, dyshohet se ka kryer disa herë vjedhje aksesorësh dhe pjesësh nga i njëjti automjet. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi pjesët e vjedhura, si dhe një armë zjarri tip pistoletë me mulli.

Operacioni u zhvillua pas marrjes së informacioneve dhe bazuar në inteligjencën policore që sugjeronte përfshirjen e këtij individi në aktivitete të paligjshme.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe procedim ligjor ndaj të dyshuarit.