Të nesërmen do të vishej nuse e supozohej që do të ishte ndër ditët më të bukura në jetën e saj, por dasma u anulua, pasi nusja u kap duke tradhtuar burrin e saj.
Emma Ayala kishte vendosur të organizonte një festë me mikeshat e saj, për të festuar natën e fundit të beqarisë, por konsumimi i tepërt i alkoolit e bëri atë të bëjë një gjest të pamenduar mirë.
Gjatë festës së organizuar një ditë para dasmës, në Playa del Carmen në Meksikë, Emma kishte humbur kontrollin dhe duke kërcyer me një mashkull, për një çast puthet gjithë pasion me të.
Sikur të kishte përfunduar me aq do të ishte mirë. Por gjithë kjo ngjarje u filmua dhe më pas u publikua në internet, ku brenda pak minutave bëri xhiron e botës. Natyrisht videon arriti ta shohë edhe partneri i saj i cili mendonte që të martohej me të. Ai i dha fund lidhjes së tyre duke mos pranuar në asnjë mënyrë as që të dëgjonte arsyetimet e saj.





