Në fushat e futbollit rrallë e më rrallë kemi parë incidente mes aktorëve sportivë, sidomos nga lojtarët dhe gjyqtarët. Kjo, për shkak të rregulloreve të forta, që i kanalizojnë marrëdhëniet mes atij që bën drejtësi në një ndeshje futbolli dhe atyre që luajnë në dy “llogore”, për të fituar. Mirëpo, një incident i rëndë është fiksuar ditët e fundit në futbollin e Guatemalës, ku gjyqtari i nxjerr kartonin e kuq kapitenit të njërës skuadër, ndërsa ky i fundit i kundërpërgjigjet dhunshëm, fillimisht duke e goditur me kokë dhe pastaj me grushta, a thua se jemi në një ring boksi. Futbollisti Daniel Pedrosa e bën për spital arbitrin, të cilit i mbyllet njëri sy nga enjtja, edhe pse mjekët e skuadrave e kanë “observuar” shpejt atë, me kompresa akulli. Kjo video po bën xhiron e botës dhe është konsideruar si provë e një dukurie, që nuk ka lidhje me futbollin në kohët e sotme.
I jep karton të kuq, lojtari e masakron me grushta arbitrin (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
U pyet nëse do mbronte Britaninë, Trump shmang përgjigjien: Londra nuk na mbështeti në operacionet kundër Iranit
“Alienët do të shfaqen para nesh dhe…”/ Spiritualistja: Ja pse kanë ardhur në Tokë…
Vijon marshimi i qytetarëve në ditën e 96-të të protestës





