Deputeti i PD Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të komisionit hetimor të “Shëndetësisë” Plarent Ndreca, se komisioni nuk është gjykatë.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi tha se komisioni në një farë mënyre është trupë gjykuese.

Përsa i përket komentit të Ndrecës për mungesën e paanshmërisë, ai tha se nuk mund t’i paragjykojë ai.

“Ky komision ka nisur sepse dyshojmë se i keni rruajtur lekët. Sa i përket paanshmërinë nuk mund ta paragjykosh ti. Jemi trupë gjykues këtu. Deri dje thonit jemi bashkëkryetar. Nuk kemi ardhur këtu për të hetuar njerëzit”, u shpreh Korreshi.