Një motoçikletë e parkuar në buzë të rrugës që vështirësoi kalimin e automjeteve të tjera i kushtoi jetën gjyqtarit anësor brazilian. Asnjë diskutim, asnjë debat, thjesht një plumb që i mori jetën 57-vjeçarit Joao Marques Pereira Dao, i cili po drejtonte linjat e fushës në një ndeshje të ligës amatore në një qytet të Brazilit verilindor.

Agresori, 38-vjeçari Larcio Pedro Da Silva, kishte parkuar motoçikletën e tij pranë rrugës dhe gjyqtari i kishte kërkuar ta lëvizte pak që ai të parkonte makinën.

Agresori, pati vetëm një shkëmbim të shkurtër fjalësh dhe Da Silva iku dhe u kthye me një armë në dorë duke qëlluar më pas 57 vjeçarin për vdekje nga një distancë e afërt.