Një alarm është ngritur këtë të premte në një kopësht për fëmijë në qytetin e Laçit. Një i mitur ka shfaqur senja të dizenterisë. Bëhet me dije se fëmija kishte shfaqur temperaturë të lartë për disa ditë dhe më pas është dërguar në spitalin e QSUT-së, ku i është nënshtruar një sërë analizash për të kuptuar shkakun.
Nga analizat ka rezultuar së fëmija është i prekur nga dizenteria. Pas kësaj, janë vënë në dijeni institucionet përkatëse të Bashkisë Kurbin dhe Shëndetit Publik, për të nisur menjëherë dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra për analiza, dhe bëhet me dije se kopshti nr.1 ku është regjistruar dhe rasti i dizenterisë është mbyllur përkohësisht dhe rihapja e tij do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve.