Policia e Tiranës ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim Shpëtim Hyseni.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.