Një i moshuar ka ngacmuar seksualisht me fjalë një 48- vjeçare, duke nxitur kështu një përleshje midis tij dhe bashkëshortit të gruas, si dhe djemve të dy familjeve. Konkretisht policia bën me dije se në fshatin Starje të Kolonjës ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 68 vjeçarit me iniciale A.K, banues në këtë fshat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë shtetasen me iniciale V.M, gjithashtu banuese në Starje.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 48 vjeçari me iniciale I.M, e ka kanosur dhe goditur me sende të forta 68- vjeçarin.
Ndërkohë, djali i të moshuarit, 33-vjeçari me iniciale O.K, ka goditur me grushte shtetasin E.M, 20 vjeçar, djali i gruas së ngacmuar.
Materialet në lidhje me këtë rast, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Ngacmimi seksual”; “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :
A.K, 68 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë (neni 108/a/1)
Procedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas, ka ngacmuar seksualisht me fjalë shtetasen V.M, 48 vjeçe, banuese në Starje.
Më pas bashkëshorti i kësaj të fundit, shtetasi I.M, 48 vjeç, ka kanosur e goditur me sende të forta shtetasin A.K ( nenet 84 e 90)
Në këtë ngjarje është përfshirë edhe djali i autorit të dyshuar, konkretisht shtetasi O.K , 33 vjeç, i cili ka goditur me grusht shtetasin E.M, 20 vjeç, djalin e shtetases V.M (neni 90)
Materialet në lidhje me këtë rast, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Ngacmimi seksual”; “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga nenet 108/a/1, 84 dhe 90 të Kodit Penal.





