Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pësuar një incident gjatë performancës në skenën e festivalit “Coachella 2024”.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, duket qartë teksa këngëtarja po performonte këngën e saj “In The Name Of Love”, i janë ngatërruar këmbët në shkallët afër orkestrës, duke u rrëzuar para një publiku të gjerë.

Megjithatë, pas incidentit ku duket se Bebe u lëndua, me një energji të paparë këngëtarja vazhdoi të përformonte dhe të kërcente sikur mos të kishte ndodhur asgjë.