Pranë metalurgjikut në Elbasan ka shpërthyer një zjarr i përmasave të mëdha.

Burimet bëjnë me dije se vatra është aktivizuar pasditen e sotme në afërsi të Uzinës 12 dhe vazhdon të jetë aktiv.

Konkretisht disa konteinerë mbetjesh në zonën e metalurgjikut në Elbasan janë përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të Elbasanit të cilat po luftojnë me flakët.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ka qenë i qëlimshëm.