Kishin 37 vite që kishin humbur unazën e tyre të martesës në detin Mesdhe, dhe ky çift spanjoll nuk e mendonte kurrë se do ta gjenin atë sërish një ditë. Por e pabesueshmja ndodhi.
August Aliaga, 60 vjeç, e humbi unazën që i kishte dhuruar gruaja e tij Juani Sanchez, më 17 shkurt të vitit 1979. Ai po notonte në ujërat pranë ishullit Benidorm kur kuptoi se unaza i kishte rënë nga gishti. Ai kërkoi për të për një kohë të gjatë por nuk e gjeti.
Në fillim të këtij muaji, mbesa e Augustin-it pa një postim në “Facebook” nga instruktorja e zhytjes Jessica Cuesta.
“Kam gjetur një unazë dhe do të doja t’ia jepja pronarit të saj. Ajo ka humbur prej shumë kohësh sepse ishte e mbuluar me llum. I përket një çifti që është martuar më 17-02-1978. A mund ta shpërndani lajmin? Është e rëndësishme që t’ua kthej unazën. Faleminderit të gjithëve”, shkruante ajo.
Pasi mori mbi 80 mijë shpërndarje, postimi arriti të shihej nga mbesa e tij, dhe të përfundonte kështu pas 37 vitesh në duart e të zotit.





