Mëngjesin e sotëm, në Malësinë e Madhe, një 19-vjeçar ka përplasur me makinë një 60-vjeçar. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes është shoqëruar në Komisarjat për kryerjen e veprimeve  procedurale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në rrugën “Qemal Draçini”, automjeti me drejtues shtetasin Xh. J., 19 vjeç, banues në fsharin Sheldi, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin B. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Dobër, Malësi e Madhe, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Xh. J. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.