Një fans i çmendur i Manchester United takon heronjtë e tij, 45 minuta përpara se të vdiste nga kanceri.

Paddy, një gjysh 73-vjeçar nga Manchester, i tha familjes së tij se do donte të shihte yjet e ekipit të zemrës përpara se të ndërronte jetë.

Në përpjekje për t’i plotësuar dëshirën e fundit, mbesa e tij, Kayleigh, bëri një postim të ndjerë në “Facebook” me shpresën se do ta shihte dikush. Për fat, postimin e pa një kushërirë e futbollistit Jesse Lingard.

Tre ditë më vonë, yjet e United, Marcus Rashford, Jesse Lingard, Ashley Yong dhe Timothu Fosu-Mensah erdhën për vizitë.

45 minuta pasi ata u larguan, Paddy humbi betejën me kancerin e prostatës.