Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “dhunë seksuale” dhe “emigracion i paligjshëm”, është arrestuar në Laç.
Për t’iu shmangur policisë, ky shtetas përdorte gjeneralitete të ndryshme: Kastriot Marku alias Erjon Prenga alias Ervis Murati alias Landi Lleshaj.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e apelit në Firenze e ka dënuar me 7 vite e 4 muaj e 8 ditë burg.