Një 35-vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Elbasan pasi ishte dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Në pranga ka rënë Fjodo Berati i cili ishte shpallur në kërkim që prej 2019-s, pas dënimit të dhënë nga gjykata e Elbasanit.

Po ashtu edhe gjykata e Kukësit më 5 korrik të vitit të kaluar i caktuar “arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “keqtrajtim i të miturit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.