Jurgen Klopp u ka kërkuar tifozëve të Liverpool që të ndalojnë së kënduari emrin e tij gjatë ndeshjeve. Kjo, pasi trajneri i “Reds-ave” mendon se tifozët i sjellin ters ekipit duke bërtitur emrin e tij, para se fitoret dhe rezultatet pozitive të jenë zyrtarisht të siguruara. Liverpool fitoi bindshëm ndaj kampionëve në fuqi të Premier Leage, Leicester me rezultatin 4-1, të shtunën, falë një dygolëshi të Firminos. Por, pas mënyrës se si, Arsenal, në ndeshjen e javës së parë, arriti të rikthehej, madje edhe të rrezikonte fitoren e Liverpool, duke u rimëkëmbur nga epërsia 4-1 në favor të Reds-ave në 4-3, Klopp i ka ardhur në majë të hundës me festimet e parakohshme. “Më duhet ta them këtë gjë, pasi nuk di mënyrë tjetër se si ta them, ju lutem mos këndoni më emrin tim para se ndeshja të jetë vendosur përfundimisht. Sapo turma nisi të këndojë “Jurgen Klopp la la la” ata patën një rast të pastër përballë portierit Simon Mignolet. Është njëlloj sikur të festosh një penallti, para se ta realizosh atë. Ishe njëlloj edhe përballë Arsenalit. Është e këndshme, por jo e domosdoshme. Do të ishte vërtetë kënaqësi nëse do të ndalonit së bëri, ju lutem! Duhej ta thoja këtë sepse në ato momente, askush nuk mund të më kuptonte. E di që nuk tingëllon e zgjuar nga ana ime, por më vjen keq. Ky jam unë. Është shumë e këndshme, ju faleminderit shumë. Por tashmë e kam dëgjuar shumë shpesh!”, deklaroi Klopp.
I sjellin ters tifozët, Klopp bën apel: “Mos këndoni emrin tim…”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





