Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka kujtuar vëllanë e saj të ndjerë për ditëlindje, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit disa muaj më parë.

Përmes një postimi në TikTok, ajo ka përgatitur një banderolë të madhe me portretin e tij, të cilën e ka lëshuar në qiell me flamuj.

Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Ti do mbetesh gjithmonë 36-vjeçari i përjetshëm. Te do motra shume, Festofsh me Ëngjëjt sot!”, shkruan ajo, ndërsa në sfond dëgjohet edhe kënga që ajo i ka dedikuar pas vdekjes.

@sheila_haxhiraj Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Ti do mbetesh gjithmonë 36-vjeçari i përjetshëm. Te do motra shume, Festofsh me Ëngjëjt sot! 🤍🫂 #happybirthday #lovemybrother #nendritenehenes #foreverinmyheart ♬ original sound – Sheila Haxhiraj

Henri Haxhiraj qëlloi veten me armën e shërbimit paraditen e 15 tetorit 2024, në zonën e Qytet Studentit.