Një 35-vjeçar ka goditur një punonjës policie në Dibër.

Ngjarja ndodhi kur efektivi po vendoste një gjobë për parkim të gabuar të makinës së autorit, kur ky i fundit ka kudërshtuar dhe goditur policin.

35-vjeçari me inicialet E.C. u arrestua, ndërkohë që vijon hetimi për incidentin.