Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për kthimin e sendit të sekuestruar të kryer biznesmenit Gentian Sula.
Ky i fundit nuk është paraqitur në gjykatën e posaçme por përfaqësohet nga avokati i tij.
Sulës iu sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka bërë SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e Erion Veliajt.
Biznesmeni u paraqit në SPAK pak ditë më parë, ku ka dhënë shpjegime lidhur me hetimin pasuror që po kryhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës.