Zlatan Ibrahimovic feston ditëlindjen e 40-të, këtë herë dy ditë më herët sesa 3 tetorit që është data e tij e lindjes. Shkak për këtë është bërë fakti që shokët e tij të ekipit janë të angazhuar të dielën në kampionat dhe gjiganti suedez nuk ka dashur t’i shpërqendrojë.
Festa e 40-vjetorit të sulmuesit është organizuar mbrëmjen e të premtes, teksa klubi i Milanit i ka dërguar një tortë 22-kilogramëshe, me 500 luleshtrydhe, që simbolizojnë numrin e golave të suedezit.
Nuk ka pasur qirinj me numra, por një “Always IZ” (Përgjithmonë Ibrahimoviç Zlatan), si dedikim për futbollistin që të dytin përvjetor radhazi e feston i dëmtuar.
Por pavarësisht viteve mbi supe dhe dëmtimeve të shpeshta, sulmuesi nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë, pasi zbulon se po mendon një tjetër rinovim me Milanin, për të luajtur edhe në Kupën e Botës Katar 2022, gjithmonë nëse Suedia siguron një biletë kualifikimi.
Ibrahimovic feston 40-vjetorin dy ditë para, merr dhuratë një tortë 22 kg
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Skuadra e Fulham refuzon të gjuajë penallti, spanjollët realizojnë me portën bosh
Deklarata e Zelenskyt nga Beogradi, Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme
Dezinfektimi i shkollave dhe kopshteve në Durrës, Sako: Marrim masat për vitin e ri shkollor
U ndje keq gjatë pushimeve, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish kryetari i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci





