Kryeministri Edi Rama ka folur live në rrjetet sociale edhe për idenë e krijimit të shtetit Bektashi teksa i përgjigjej komentuesve. Rama tha se krijimi i shtetit Bektashi nuk do të sjell asnjë përçarje apo shpopullim. Sipas tij, krijimi i këtij entiteti do të jetë brenda territorit ku operon sot kryegjyshata bektashiane dhe do të funksionojë në respekt të kushtetutës së vendit.
“O të marrsha të keqen. Po ku do krijohet ky shteti bektashi? Aty tek ai territori i vetëm që ka brenda, i ka apo s’i ka 150 veta, dyshoj shumë që i ka. Nuk kanë ngelur 1.5 milionë banorë. Janë 2.4 milionë banorë, u bë regjistrimi i popullsisë”, tha Rama.