Identifikohet shqiptari që humbi jetën nga aksidenti i autobusit në Kroaci. Ai është Gazmir Korbi 41 vjeç.

Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar

Mësohet se ai ka qenë shoferi i dytë i autobusit, ndërkohë që Adem Rexha, Armand Shaba dhe Ylli Muça janë mes të plagosurve.

Nuk dihet ende se cilat ishin arsyet që çuan në këtë aksident.

Të lënduarit po trajtohen në spitalin e Zagrebit.

Një hetim ka nisur për shkaqet e aksidentit.