15shtator 2015 – Nuk ishte parë që një peshkaqen të afrohej kaq pranë bregut, sa ai i kapur sot pranë plazhit publik në Sarandë. Në fakt, peshkaqeni i llojit tigër, me gjatësi 2.2 metra ka qenë i ngordhur, pasi dyshohet të jetë goditur më herët nga ndonjë mjet lundrues.

Peshkaqeni është nxjerrë në breg, ku janë mbledhur kureshtarët. Ngjarja ndodh në një kohë kur kanë ikur pushuesit masivë, por për shkak të temperaturave të larta ka ende plazhistë.

/portali DurresLajm/