Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore për plagosjen e efektivit Edlir Alleshi nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj mbrëmjen e së mërkurës (20 shtator) në Tiranë.

Sipas dosjes, patrulla e “Shqiponjave” ka konstatuar një person duke ecur në këmbë, i cili sapo i ka parë, është larguar me vrap.

Kur efektivët i bënë thirrje të ndalojë, ai iu është drejtuar “Ikni ore, më lini rehat” dhe më pas është futur në hyrjen e një pallati ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre duke plagosur policin Edlir Alleshi me plumb në bark.

“Rreth orës 18:50 minuta, të datës 20, disa punonjës policie të Shqiponjave, mes tyre efektivi i plagosur, kanë patrulluar me motor në afërsi të një kompleksi në territorin e komisariatit nr.4. 

Efktivët kanë konstatuar një person duke ecur në këmbë, që sapo i ka parë, është larguar me vrap. Punonjësit e policisë i kanë bërë thirrje që të ndalonte, por personi i ka thënë; ikni ore, më lini rehat’ dhe është larguar duke mos ju bindur urdhrit të tyre.

Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të këtij personi, i cili sapo është futur në hyrjen e një pallati ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të policëve, mes tyre Edlir Alleshi, i cili ka marrë plagë në bark. 

Më pas kolegu tjetër i ka ardhur në ndihmë policit të plagosur dhe e transportuan në spital. Më pas autori është fshehur”, thuhet në dosje.