Gjykata e Posaçme shtyn për më 4 mars, ora 13:30 seancën e radhës ndaj të pandehurve për inceneratorin e Tiranës.
Seanca e sotme, ku do të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes, u shty për shkak të mungesës së një prej avokatëve mbrojtës.
SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.
Pretenca për të pandehurit:
- Lefter Koka 4 vjet burg
- Bledar Karoli 4 vjet burg
- Fatjon Murati 4 vjet burg
- Taulant Tushe 4 vjet burg
- Namik Simixhi 4 vjet burg
- Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
- Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
- Jetmir Llapaj 2 vjet burg
Kujtojmë që për inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbrit në 6.8 vite qëndrim pas hekurave.
Për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri Koka u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 vite burg edhe për këtë çështje.