Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një lajm emocionues në rrjete sociale.

Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

“Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë” shkruan Manastirliu.