Një antibiotik i ri nga inteligjenca artificiale. Në vetëm 2 orë IA, ka analizuar 7000 molekula dhe nëpërmjet algoritmit ka arritur të konfirmojë atë të duhurën kundër një superbaterie, që sipas OBSH Acinetobacter Baumannii zakonisht merret në struktura spitalore dhe shkakton infeksione shumë të rënda, duke u vlerësuar si ndër më të rrezikshmit në botë.

Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore “Nature Chemical Biology” dhe kjo arritje konsiderohet e rëndësishme pasi i hap rrugën mundësisë për përshpejtimin e procesit të zbulimit të antibiotikëve të rinj, edhe për shumë mikroorganizma të tjerë që janë kërcënim për shëndetin e njeriut.

Nëse nga njëra anë inteligjenca artificiale duket shumë efikase në këtë fushë të mjekësisë, nga ana tjetër, një ekip ndërkombëtar studiuesish ngrenë alarmin se duhet frenuar, pasi e pa rregulluar me ligj, një ditë mund të kërcënojë eksistencën e njerëzimit. Ndër firmëtarët e kësaj deklarate është edhe administratori i deleguar i “Open AI” dhe i “Google DeepMind”, të cilët këmbëngulin në faktin se përdorimi i inteligjencës artificiale është i palimituar, dhe rreziku për shfarosjen e njeriut është vërtet real.