Inter kërkon të hap një kapitull të ri, kërkon të ndërtoj me kujdes një ekip më cilësorë, për tu rikthyer shpejt te titulli në Serie A por mbi të gjitha për të qenë konkurrues në Champions. Dy janë prioritet e drejtuesve zikaltër: Paulo Dybala dhe Ivan Perisic. Një ditë më parë u takuan me përfaqësuesin e Dybala si për të konfirmuar se argjentinasi është prioriteti kryesor, por për të arritur deri te oferta zyrtare duhet ende kohë.Propozimi i parë ka qenë një kontratë 3-vjeçare dhe 5,5-6 milionë euro neto në sezon, plus bonuse që mund ta dërgojnë në 7 milionë euro, por dhe agjenti i tij, Jorge Antun, merr më shumë kohë, periudhë kjo e mjaftueshme për të dëgjuar ofertat nga klubet e tjera, Roma mbi të gjitha që akoma ëndërron të sjell në kryeqytet fantazistin argjentinas.

Jo vetëm Dybala, prioritet mbetet edhe Perisic. Oferta e fundit për të rinovuar ka qenë një kontratë 2-vjeçare dhe 5 milionë euro, plus bonuse. Në kampin zikaltër ka optimizëm për një rinovim të mundshëm. Me interes ndjekin këtë situatë klube si Juventus, Chelsea dhe Tottenham, të gatshëm të përfitojnë. Të enjten erdhën lajme pozitive në lidhje me Mkhitaryan, kontratë 2-vjeçare dhe 3,5 milionë euro në sezon. Mbetet e hapur edhe pista Gleison Bremer, mbrojtësi i Torinos.