8 gusht 2015 – Apple pritet që të mbajë më 9 shtator një konferencë për media ku do të zbulojë për herë të parë edhe telefonin e ri iPhone, që sipas të gjitha gjasave do të quhet 6S.

Nuk është zyrtare, por burime të “BuzzFeed” bëjnë të ditur se kjo do të ndodh shumë shpejt.

Të njëjta burime kanë dhënë 9 shtatorin si datë kur do të zbulohet iPhone i ri, pasi saktësisht në të njëjtën ditë të vitit të kaluar, Apple prezantoi edhe iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Gjithashtu pritet të prezantohet edhe Apple TV dhe iPad Pro, për të cilat qarkullojnë zëra se kompania është duke e testuar prej vitesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/