Deputeti durrsak i Partisë demokratike, ka ironizuar sot vendimin e qeverisë Rama për të taksuar Rrugën e Kombit.

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashki shkruan se Rama po të kishte mundësi do të taksonte dhe mikrobet, ndërsa shton se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon por me taksat më të larta.

POSTIMI I PLOTË

Rama po te mundet, takson edhe mikrobet‎

Ne vitin e larget 2002, ne nje mbledhje nderministeriale te drejtuar nga Majko Kryeminister, ku asistoja si vezhgues i OSBE, ‎Edi Rama kerkonte me shume fonde per te si kryebashkiak, dhe thoshte se ishte e kote te shpenzoheshin per te vobektet.

Nje koleg i huaj me tha: "Rama eshte gati te taksoje cdo gje qe eshte me e madhe se nje mikron, boll qe te levize ose te marre fryme.‎"

Kishte te drejte. Asokohe, Tirana ishte qyteti me taksat me te larta. Sot Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon. Ndaj kush besoi se taksa progresive eshte me e mire se taksa e sheshte nuk ka pse vajton sot taksen e Rruges se Kombit. Me te sheshten u ndertua nga Berisha, me progresiven po taksohet dyfish nga Rama.