Pasi nuk ka duruar ofendimet për një video të shpërndarë në internet ku ajo ishte filmuar teksa kryente marrëdhënie seksuale, një italiane 31-vjeçare ka kryer vetëvrasje.

Aktin e rëndë te vetëflijimit, e reja italiane Tiziana Cantone, e ka ndërmarrë dy ditë më parë, ndërsa
videoja ishte filmuar nga vetë ajo dhe është publikuar rreth 1 viti më parë.

Tiziana Cantone ia kishte dërguar videon më pas ish-të dashurit për ta provokuar. Por ky i fundit nuk ka reaguar ashtu siç pritej dhe e ka publikuar në internet.

Brenda pak kohësh, videoja është kthyer në virale. Mesazhet ofenduese në adresë të viktimës nuk kanë reshtur prej asaj kohe tregon avokatja e saj, derisa ajo mori guximin të largohej vetë nga kjo botë.