ATHINË, 8 mars 2013 –Në Janinë investon ish-guvernatori i parë (periferiark) i Maqedonisë Qendrore, prefekt i Selanikut, deputet i parlamentit i “Demokracisë së Re” Panajotis Psomiadis, aktualisht kreu i lëvizjes “Rrjeti Patriotik i Zgjimit” (Patrio̱tikó Díktyo Afýpnisi̱s) – “PATRI.DA” (Atdheu), që ai e krijoi në vitin 2012.

Politikani i njohur grek, i cili ka lindur në vitin 1948 në Selanik, ngre një supermarket në ish- kryeqytetin e Ali Pashë Tepelenës.

Po pse zgjodhi Janinën?

Mediet greke citojnë Psomiadis-in të ketë dhënë dy arsye.

Së pari, sepse ai ka dashuri të veçantë për qytetin, që e ka vizituar shpesh pesë vitet e fundit.

Së dyti, është qytet i mirë për biznes, të cilit i takon e ardhmja, pasi një përqindje e madhe shqiptarësh bëjnë pazar në dyqanet e Janinës.

Së treti, çka nuk thotë politikani i përzier në skandale, janë synimet e vjetra nacionaliste.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/