Telashe të reja për Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili pas çështjes Hermoso duhet të mbrohet nga akuzat e rënda.

I hetuar për korrupsion, keqmenaxhimi dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabi në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve.

Akuza që dalin nga hetimi në të cilin është përfshirë Rubiales, por mbi të gjitha xhaxhai i tij Juan Rubiales, i cili ishte i ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës së Futbollit.

Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në hetimin në lidhje me ish-presidentin, për të dhe drejtues të tjerë dhe punonjës e bashkëpunëtorë të rëndësishëm të Federatës së Futbollit dolën “komisione jashtëkontraktore”, të cilat, do të kanë marrë “tokë në vendin arab, menaxhimi i të cilit kuptohet se është i lidhur me menaxhimin e hotelit”.

Në qendër të hetimit, është dëshmia e dhënë më 15 nëntor 2022 nga xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës së Futbollit, Juan Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti për shkak se nuk ishte dakord me drejtimin e nipit.

Hetimet nisën edhe pas ankesës së paraqitur në organet gjyqësore për kontratat e nënshkruara nga Luis Rubiales, me ndërmjetësimin e kompanisë Kosmos të ish-futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite.

Deri më tani janë bërë shtatë arrestime dhe pesë persona të tjerë janë nën hetim. Rubiales nuk është në mesin e të arrestuarve sepse, sipas burimeve të Associated Press, ish-presidenti aktualisht ndodhet jashtë vendit në Republikën Domenikane. Agjentët kanë kontrolluar shtëpinë e tij në Granada duke kërkuar kontrata dhe dokumente.