Ish-tenistja serbe, Ana Ivanoviç është përballur me kritika të shumta nga bashkëatdhetarët e saj.

Shkak është bërë një video që publikoi në rrjete sociale, me në sfond këngën “Levitating” të Dua Lipës.

“Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”, janë disa nga komentet me të cilat është përballur ajo.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Dua u përfshi në debatin e madh që u shkaktua për faktin se Apple e përfshinte Kosovën si pjesë të Serbisë.

Asokohe u ndërmor një peticion, të cilin e firmosi dhe Dua, duke kërkuar përcaktimin e saktë të kufijve të Kosovës si një shtet i pavarur.