Ish zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja është paraqitur sot në SPAK.

Ish-zv.ministri Bejtja mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe nuk dihet ende arsyeja.

Kujtojmë që Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra më 28 shtator 2023, me një vendim qeverie.

Ish-zv.ministri Bejtja ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste.