Një shtetas shqiptar ka përfunduar në pranga në Greqi, i shpallur në kërkim për vrasje. Sipas mediave të shtetit fqinj, 54-vjeçari Karafil Beqiri, nga fshati Hormovë i Tepelenës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për vrasje dhe grabitje me dhunë.

Beqiri është dënuar në mungesë me 25 vite burg. Burime nga policia greke bënë të ditur për TCh se, fillimisht Beqiri është përpjekur të mashtrojë agjentët duke paraqitur identitet të rremë, por pas verifikimit të gjurmëve të gishtave ai ka pranuar identitetin e vërtetë.