Infektimet me COVID-19 në Itali po vazhdojnë të rriten dita ditës.

Ndonëse ka filluar vaksinimi tashmë që një kohë në këtë shtet, mijëra raste të reja po vazhdojnë të regjistrohen të infektuara me COVID-19.

5 mijë e 140 persona të tjerë rezultuan të infektuar me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit nga 258 mijë testime të kryera.

Ndërkohë që është ulur ndjeshëm numri  i të vdekurve nga 17 persona që ishte ditën e djeshme në 5 persona ditën e sotme.