Radhë të gjata në qendrat e votimit në Itali, që do të qëndrojnë të hapura deri në orën 23:00.

Mund të jetë kuponi kundër mashtrimit që ka shkaktuar ngadalësime dhe pritje më të gjata se sa parashikohej, që nga Aosta në Catania, duke kaluar nëpër Milano, Torino, Romë dhe Cagliari.

Ndërkohë presidenti Mattarella ka votuar mes duartrokitjeve në Palermo, ndërsa Kryeministri Mario Draghi ka votuar në Romë, ku pjesëmarrja ka shënuar 21.63%.