Një sipërmarrës shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi iu gjetën 24 kg marijuanë në makinën ku po udhëtonte me fëmijët dhe bashkëshorten. I arrestuari është L. Sh., 44 vjeç, rezident në San Dona di Piave, në Venecia. Ai u ndalua në një postbllok në rrugën Leçe – Brindizi, gjatë një kontrolli rutinë. Policia e kontrolloi mjetin e tij pasi ai shfaqi shenja nervozizmi. Mediat italiane nuk përjashtojnë mundësinë që ai të ketë qenë nën vëzhgim. Policia kreu hetime të tjera mbi te arrestuarin dhe zbuloi se ai kishte edhe precedentë penalë, për shkak se ishte arrestuar në vitin 1994 për grabitje. Mbi bashkëshorten nuk u krye asnjë veprim hetimor dhe ajo u la e lirë.
Itali, kapet me drogë ‘biznesmeni’ shqiptar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA, CIA deklasifikon dokumentet sekrete mbi Al Kaedën
Pas marrjes së detyrës, ministrja Spahiu tregon prioritetet e punës së saj
Pas marrjes së detyrës, ministrja Spahiu tregon prioritetet e punës së saj: Do të jetë një sfidë shumë e vështirë (VIDEO)
Ambasada amerikane në Tiranë nderon viktimat e 11 Shtatorit: Nuk do të harrojmë kurrë





