Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pas një operacioni antidrogë në Milano. Sipas mediave italiane, shqiptarët me inicialet P. N., 46 vjeç, dhe A. C., 37 vjeç, janë arrestuar teksa po udhëtonin me një furgon në zonën e San Roco. Shpejtësia e lartë e automjetit me të cilin ata po lëviznin i ka bërë të bien në sytë e Policisë Rrugore. Pasi i ndaloi Policia Rrugore, gjatë kontrollit që iu krye dy personave dhe automjetit, iu është gjetur 1 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë. Nëse do shitej në treg, trafikantët shqiptarë përfitonin 30 mijë euro.
Itali, pranga dy shqiptarëve, u gjetën me 1 kg heroinë në makinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA, CIA deklasifikon dokumentet sekrete mbi Al Kaedën
Pas marrjes së detyrës, ministrja Spahiu tregon prioritetet e punës së saj
Pas marrjes së detyrës, ministrja Spahiu tregon prioritetet e punës së saj: Do të jetë një sfidë shumë e vështirë (VIDEO)
Ambasada amerikane në Tiranë nderon viktimat e 11 Shtatorit: Nuk do të harrojmë kurrë





