15 nëntor 2014– Policia e qytetit të Lukës arrestoi katër shqiptarë pjesa e mbetur e një bande hajdutësh të goditur fillimisht në shkurt 2014, kur u arrestua Xhelal Miha, 37 vjeç. Kjo bandë kishte kryer dhjetra vjedhje banesash dhe veturash luksoze, në zonën e qytetit të Lukas._0.jpg)
Kapobanda quhej Aleksandër Doda, 36 vjeç i lindur në Lezhë dheai ishte një nga katër personat, që u arrestuan këtë të premte më 14 nëntor, 2014. Të tjerë anëtarë të bandës janë: Imer Hila, 37 vjeç i lindur në Kukës, Antonio Demiraj, 22 vjeç i lindur në Vlorë dhe Dashuri Bici, femër, 44 vjeçe e lindur në fshatin Mazhicë komuna Shupenzë e Dibrës, e cila u la në arrest shtëpie. Po hetohet edhe për një tjetër anëtar të bandës, gruaja e të cilit është shtetase italiane.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





