Një organizatë shqiptaro- tuniziane që merrej me trafik lëndësh narkotike është shkatërruar nga policia italiane.
Policia e Trentos në bashkëpunim me repartet policore të Breshës e Bolzanos, kanë arrestuar gjatë orëve të fundit 16 persona shqiptarë e tunizianë, ndërsa 6 anëtarë të tjerë bandës u arrestuan në periudhën kohore nëntor 2015- shkurt 2016.
Sipas policisë italiane kjo organizatë kriminale ishte ndërtuar mbi bazën e një strukture piramidale, në krye të së cilës qëndronin trafikantët shqiptarë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 kg kokainë e heroinë me vlerë 800 mijë euro, si dhe 10 mijë euro cash.





