Policia e Ellbasanit ka shoqëruar djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij, heroin e demokracisë, i cili u ekzekutua më 12 shtator 1998.

Nga raportimet mësohet se Azem Hajdari është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit, teksa u ndaluan nga policia për kontroll.